RRETH NESH 

HAJÉ ShPK si kompani, ka trashëguar një eksperiencë të gjatë në cilësi dhe organizim që nga viti 1996. HAJÉ në fund të vitit 2020 ka filluar me një frymë të re, duke trashëguar një sërë produktesh, dhe asetesh, e njëkohësisht edhe duke sjellë një energji të re me të cilën synon të riorganizojë dhe të rindërtojë politikat e mirëfillta të prodhimit në përputhje me kërkesat e konsumatorëve dhe të tregut në përgjithësi.

Produktet e HAJÉ-s janë të larmishme dhe kapin disa fusha siç janë; arrëzat (kikirik i kuq, kikirik i bardhë, misër për kupa (kokoshka), farat e kungullit dhe të lulediellit me disa shije, pire nga patateja në shumë lloje të gramazhës, choco-cream bllok në llojshmëri të ndryshme, dhe krem çokollatë.

Produktet e HAJÉ tashmë janë dëshmuar me cilësinë e lartë, shijen dhe vlerat ushqyese.

Përveç prodhimit dhe paketimit të një sërë produktesh, tani, HAJÉ ka bashkëpunim me rrjetet e ndryshme të supermarketave brenda vendit për prodhimin dhe paketimin e produkteve të ndryshme të njohura si “Privat Label” në përputhje më kërkesat e tyre.

Në anën tjetër, në kuadër të zingjirit furnizues me produkte për prodhim dhe paketim, HAJÉ shquhet edhe me një gamë të madhe të partnerëve lokal dhe ndërkombëtarë. Ajo është lidere në këtë segment falë çasjes konstruktive, parimore dhe shumë serioze. Partnerët e HAJÉ-s janë nga vendet e ndryshme si; Gjermani, Austri, Hungari, Slloveni, Çeki, Holandë, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Indi, Kinë, Argjentinë, Brazil, SHBA-të, etj..

Falë punës së madhe dhe me shumë përkushtim nga të gjithë punëtorët tanë, tani produktet e kompanisë HAJÉ janë lehtë të çasshme për t’u blerë dhe gjenden në supermarketet në tërë territorin e Kosovës, por edhe jashtë saj.

VIZIONI

Vizioni ynë është që të bëhemi kompani lidere në prodhimin dhe paketimin e produkteve të ndryshme ushqimore me cilësi të lartë në Kosovë dhe më gjerë. Po ashtu, të arrijmë që të penetrojmë me produktet tona në tregun regjional dhe atë ndërkombëtar.

MISIONI

Misioni ynë është që të plotësojë kërkesat e konsumatorëve me produkte të larmishme, dhe të bëjë prodhimin e paketimin e tyre në cilësi të lartë dhe sipas standardeve ndërkombëtare. Ne përpiqemi për përsosmëri në të gjitha segmentet e prodhimit dhe të qenit kreativ në receta të ndryshme ushqimore.
100 +
KONSUMATORË TË KËNAQUR
0
Produkte
0 +
PARTNERË
0
PUNËTORË